Është apo jo audio-përgjimi autentik, flet “dëshmitari X”: Agron Xhafaj komandon Vlorën

Partia Demokratike ka publikuar të enjten e 17 majit video-dëshminë dhe identitetin e Dëshmitarit X, i cili quhet Albert Veliu 51 vjeç. Ky i fundit pretendon se në vitin 2000 ka punuar në Itali me grupin e Agron Xhafajt dhe është personi që regjistroi audio-përgjimin kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai tha se nuk e kishte kryer trafikimin e drogës drejt Italisë siç flitej në videoregjistrimin me Agron Xhafajn. “Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare. E takova për t’i kërkuar ndihmë për të çuar hashash në Itali. Agroni më çoi te Ermali. Agroni komandon Vlorën. Atë punë ka bërë, e bën edhe tani. Ka miqtë e tij që hedhin mall në Itali”, tha Albert Veliu. Ai rrëfeu përmes videos se; Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, në vitet ’93-’99. Në vitin 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002. Shisja kokainë në Itali. Në 2005 më kapën me 12 kile kokainë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh. U kapa në Pescara dhe bëra dënimin, kurse nga Agroni kishte mbetje qejfi. Gjatë kësaj kohe që punonim bashkë nuk më solli një copë letër si shok. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamerier. Djali është 22 vjeç. Agroni komandon Vlorën, kurse Ermali që përmendet në audio përgjim është skafist. Dhe në rrugën që bëri ai tha se nuk kishte frikë nga policia pasi rrugët ishin të hapura.

Dëshmitari X tashmë me identitet, thotë se ndjehet i kërcënuar nga njerëzit e Xhafajt.

Nga kush ndihem i kërcënuar? Ku doli emri im? Nga e mësuan këta? E shikon që ata thonë që janë folur që kanë qenë në përgjim të Agronit a dikujt tjetër, ai është vetë i vetëdijshëm. Materiale të tjera s’kam çfarë ju them për Agronin se ai ka biznesin dhe jetën e tij. Filmime të tjera nuk kam bërë, të tjerat ti japë vetë Agroni, jo unë, ai e di pse e ka bërë. Ato janë të gjitha reale. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo një i pasur. Zëri i tij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe i Altinit, tani po ka gjë tjetër mund të jetë plaku im te banesa. Kur e pashë te djali te lokali, të gjitha këto folje që u bënë doli, të gjitha thanë ç’ne këto përgjime neve”, përfundon Veliu.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*