Diplomatë rusë lenë Uashingtonin

Diplomatët e dëbuar rusë kanë lënë ambasadën e tyre në Uashington për të fluturuar drejt Rusisë, shkruan BBC. Ata u nisën drejt Kremlinit me dy avionë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Uashingtonit. Zyrtarët Rusë u larguan nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një reagimi ndërkombëtar, pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe bijës së tij në Britaninë e Madhe më 4 Mars 2018. Një sërë shtetesh dëbuan diplomatë rusë, ku mes tyre është dhe Shqipëria.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*