Policia parandalon një sulm terrorist në Berlin

Policia e Berlinit ka arrestuar gjashtë persona për të cilët dyshohet se kanë dashur të kryejnë sulm terrorist gjatë gjysmë-maratonës në Berlin. Dyshohet se këta persona kanë dashur që me thika të sulmojnë pjesëmarrësit dhe vizitorët, njofton gazeta “Die Welt”. Gazeta së pari ka njoftuar se bëhej fjalë për katër persona, por ndërkohë policia ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona për të cilët dyshohej se mund të kryejnë sulme. Personat janë të moshës 18-21 vjeç.

I dyshuari kryesor kishte planifikuar që atentatorët të futen në masën e njerëzve dhe të sulmojnë dhe vrasin sa më shumë njerëz me thika. Gazeta “Die Welta” njofton se të dyshuarit janë të afërt me Anis Amrin, i cili me 19 dhjetor 2016 është futur me kampion në një shesh në Berlin dhe ka vrarë 12 ndërsa ka plagosur rreth 70 persona. Më pas Amri është vrarë në Itali. Policia gjermane ende nuk ka konfirmuar të dhënat për lidhjet e këtyre personave me Amrin. Por dyshohet se ata i përkasin skenës ekstremiste islamike në Gjermani. I dyshuari kryesor kishte përgatitur dy thika, shkruan “Die Welt”. Mirëpo policia ka arritur që me kohë të evitojë rrezikun e sulmit dhe të arrestojë të dyshuarit. Ndërkohë policia ka bastisur edhe disa apartamente dhe vende në përpjekje për të gjetur dëshmi të tjera.

Hakmarrje?

Gazeta “Die Welt” shkruan se këta persona kanë dashur të hakmerren për vrasjen e Anis Amrit, i cili kishte arritur të ikë nga vendi i sulmit terrorist në Berlin, por ai është vrarë me 23 dhjetor 2016 në afërsi të Milanos në Itali. Në gjysmë-maratonën e sotme në Berlin (8.4.) kanë marrë pjesë rreth 35.000 sportistë dhe dhjetëra mijëra vizitorë.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*