SHBA, zjarr në Trump Tower, një i vdekur 4 të plagosur

Një person ka vdekur dhe katër kanë mbetur të plagosur në zjarrin që shpërtheu në katin e 50 të Trump Tower në New York. Zjarri, i klasifikuar me një alarm të nivelin 4 nga 5, ka shpërthyer në brendësi të një apartamenti, duke e shkatërruar plotësisht. Ndërtesa ndodhet në quartier gjeneral të Trump Organization dhe në kat të fundit të apartamenteve të presidentit amerikan. Gjatë zjarrit një person ka humbur jetën, pasi u shoqërua me urgjencë në spital. Burri gjendej brenda apartamentit ‘plotësisht të djegur’ kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ashtu siç thotë komandanti i tyre Daniel Nigro. Nuk njihen akoma shkaqet e këtij zjarri, i dyti brenda tre muajve në gratacelë. Pamjet e flakëve, të tymit të zi dhe të mbetjeve të djegura janë publikuar në rrjetet sociale. Ndërkohë edhe presidenti Trump, që ndodhet në Uashington me familjen e tij, është njoftuar për zjarrin. “Zjarri në Trump Tower është shuar” ka komentuar presidenti në Twitter, duke falënderuar forcat zjarrfikëse për punën e kryer.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*