“Daja” i grabitjes në Rinas, i dyshuar për vjedhjen e arit të policisë së Kosovës

Ragip Hajdari, kosovari i arrestuar si i dyshuari i 6-të i grabitjes në Rinas, rezulton një emër i njohur për policinë kosovare. Ai rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, ku dyshohet se ka qenë pjesë e grabitjes së 25 kilogramë ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë.

U deshën 3 muaj për të kryer grabitjen e arit, ndërsa sipas prokurorisë misioni i vjedhjes ka zgjatur nga shkurti deri në prill të vitit 2012. Ari i vjedhur dyshohet të jetë nxjerrë prej ambienteve policore nga një toger, e pas kësaj përfundoi në një argjendari për t’u shkrirë dhe për t’u nisur drejt Turqisë, përmes pikës kufitare të Vermicës. Ky rast ka mbetur ende i pazbuluar, ndërsa nën hetim janë 6 persona, 2 prej të cilëve policë.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*