Dhuna ndaj grave, hapi i parë është ndërgjegjësimi. Çfarë ofrojnë qendrat sociale në Tiranë?

Sipas studimit më të fundit të bërë nga Instituti i Statistikave, në vitin 2017, u numëruan në terma absolutë 3.243 gra të dhunuara. Përqindja më e lartë e grave që përjetojnë dhunë në familje, është në qarkun e Tiranës me 35,8 % gra të dhunuara, ndjekur nga qarku i Durrësit me 13,9 %. Numri i grave të dhunuara në raport me numrin e popullsisë është më i lartë në qarkun e Durrësit, Vlorës dhe Tiranës me normë përkatësisht 32,0, 26,6 dhe 26,3 të dhunuara për 10 mijë banore gra.

Në vitin 2017, nga 50 vrasje të ndodhura, 26,0 % e tyre kanë ardhur si rezultat i vrasjeve për shkak të marrëdhënieve në familje.

Iris Luarasi që nga viti 2003 është kryetare e bordit në Qendrën e Këshillimit për Gra dhe Vajza. Ajo mendon se shifrat tregojnë që gratë kanë filluar të ndërgjegjësohen duke denoncuar dhunën në familje.

Bashkia e Tiranës është pjesë e Mekanizmit të Referimit kundër Dhunës në Familje. Iris Luarasi tregon marrëdhënien që kanë shoqatat me institucionin kryesor lokal dhe hapat që duhet të ndjekë një grua e dhunuar…

Bashkia e Tiranës ofron këto shërbime falas për të mbijetuarat e dhunës në familje:

– Strehim social, Këshillim psikologjik dhe ligjor; Mbështetje të rasteve të dhunës në familje pranë institucioneve përkatëse: Gjykatë, Polici; Përmbarim, Prokurori; Aktivitete ndërgjegjësuese dhe informuese të komunitetit; – Linjën Kombëtare të Këshillimit 24 orëshe 116 117, Paketa të ndryshme ushqimore, veshmbathje, higjeno-sanitare…

Albiona Muçomataj punonjëse sociale pranë qendrës sociale “Gonxhe Bojaxhi”, një qendër totalisht e rikonstruktuar dhe me ambiente bashkohore tregon se si menaxhohen nga punonjësit e Bashkisë rastet e dhunës në familje.

Gjatë vitit 2018, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me institucionet dhe OJF-të pjesë të Mekanizmit të Referimit ka mbështetur 275 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare. Numri i grave të dhunuara të cilat kanë qenë dhe janë përfituese të bonusit të strehimit përgjatë viteve 2016-2018, është 13, ose është përdorur 4 % e buxhetit. Të gjitha rastet e dhunës e kanë përfituar bonusin në masën 100%.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*