Djali i ish-presidentit Nishani lë nënshtetësinë shqiptare

Ersilio Nishani, djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka lënë shtetësinë shqiptare dhe ka marrë atë austriake pasi në Austri nuk lejohet mbajtja e dy nënshtetësive. Ai jeton prej 10 vitesh në Austri dhe është student i shkëlqyer i Mjekësisë dhe madje ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut. Nisur nga kjo rrethanë ish-presidenti ka bërë një status në facebook ku shpjegon situatën.

STATUSI I NISHANIT

Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.

Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjekësisë së Vjenës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.

Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia. Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.

Turp dhe e papranueshme është t’i ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.

Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.

Regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar. Kjo më kënaq në fakt.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*