Taksa në Rrugën e Kombit: Të ngrihet Ent publik për Menaxhimin

Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht vendimmarrjes politike, të fillojë punën sa më shpejt për krijimin e strategjisë dhe Entit Publik për Menaxhimin e Përdorimit të Rrugëve, mbështetur në përvojën ndërkombëtare. Kjo strategji sipas drejtuesit të Konfindustrias Gjergj Buxhuku këshillohet të ndërtohet në përputhje me interesat afatgjata dhe të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës dhe me proceset integruese rajonale dhe evropiane. “Kërkesa e mësipërme është domosdoshmëri kur është shpallur vendimi politik për vendosjen e sistemit të tarifimit drejtpërdrejtë nga përdoruesit të sistemit rrugor, që u be fakt me Rrugën e Kombit si dhe ndikimit të ndjeshëm, që një masë e tillë do të ketë në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve”, shton Buxhuku.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*