Helmim masiv në Bulqizë, 113 të shtruar në spital

Uji i pijshëm mendohet të jetë shkaku i helmimit masiv të banorëve në Bulqizë. Sipas mjekëve të spitalit janë 113 banorë që kanë marrë ndihmë mjekësore ndërsa situata u bë prezentë që në fillim të muajit maj. Mjeku Ramazan Ceni thotë se analizat kanë shkuar në laborator për të mësuar më shumë mbi helmimin masiv, por ai është i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji. “Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai. Një tjetër mjek hedh idenë që veç ujit të pijshëm shkaktare mund të jetë edhe ndonjë furrë buke, apo keqbërës.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*