Ikën Artan Lame, Rama e emëron në krye të Kadastrës

Artan Lame ikën si drejtor i ALUIZNI-t dhe emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën. Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar emërimin e Lames drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të kadastrës dhe vendimi është firmosur me 25 mars. Ligji i ri për Kadastrën hyri në fuqi pak kohë më parë dhe së shpejti pritet të ngrihet edhe struktura e re. Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, dhe Institucioni shihet si themeli i reformës së pronës.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*