Kërkesa e vajzës së Rezarta Shkurtës, një mësim i mirë për të gjithë

Celularët dhe ‘smartphone-t’ në përgjithësi janë kthyer në një domosdoshmëri, por edhe në varësi për shumë persona.

E ashtuquajtur si sëmundja e shekullit, teknologjia ka prekur edhe fëmijët të cilët kërkojnë të kalojnë kohë përpara telefonit duke parë programet e tyre të preferuar.

Por ka edhe fëmijë të cilët në disa momente nuk e duan praninë e celularit dhe më shumë preferojnë ngrohtësinë e nënës së tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Herën, vajzën e Rezarta Shkurtës e cila i ka kërkuar nënës së saj ta fikë telefonin.

“Të lutem fike telefonin se dua të llastohem”-dëgjohet të thotë Hera në një video që Rezarta ka publikuar në “Instastory”.

Teknologjia të jep mundësinë të gjesh gjithçka për të cilën ke nevojë nga bota e pafundme e informacionit, por vogëlushja na dha të gjithëve një mësim, dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës nuk mund ta gjejmë në asnjë rrjet social./revistawho.com

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*