Koalicioni i PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhje

Koalicioni i PS-së “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka dorëzuar gjatë ditës së sotme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit.

Në këtë koalicion të drejtuar nga Parti Socialiste përfshihen 21 parti politike.

Dy ditë më parë dorëzuan dokumentet për pranimin e mandatit të deputetit nga listat e PD-së tre kandidatë të tjerë; Krenar Rryçi  PD-Durrës (Partia Reforma Demokratike), Kostaq Papa PD-Tiranë (Partia Emigracioni Shqiptar) dhe Ares Ypi PD-Tiranë. Po një ditë pasi dorëzoi formularin, pra dje, njëri nga kandidatët, Ares Ypi nga listat e PD-së në kryeqytet është penduar. Ai i ka dërguar një tjetër letër KQZ-së ku shprehet se formularin e ka dorëzuar gabimisht dhe se tërhiqet nga vendimi i parë duke e refuzuar mandatin.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*