Krimet e rënda çojnë në gjykatë Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të dërgojë për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Saimir Tahiri jashtë gjykatës tha: “Zgjati se të gjithë kishim gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Tani shkoi në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Unë i kërkova Prokurorisë që të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Ndërkohë që nga sot e tutje që mbaron hetimi, do flas dhe unë në gjykatë dhe për publikun. Ky nuk mund të jetë më proces i mbyllur. Nuk mund të jetë më një proces kur provat trafikohen. Ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Edhe them që do ia dal”.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*