Krimet e Rënda vendosin: Klement Balili dënohet me 10 vite burg

Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është dënuar vetëm me 10 vite heqje lirie. Gjykata e Krimeve e shpalli fajtor atë për katër akuza të ngritura nga Prokuroria, ndërsa ai u dënua me 15 vite burg,  për shkak të gjykimit shkurtuar, Balili do të vuajë dhjetë vite heqje lirie. Seanca gjyqësore ndaj Balilit zgjati rreth dy orë. Avokati i tij, Theodhori Sollaku kërkoi rrëzimin e akuzave të Prokurorisë duke i cilësuar  si të pambështetura në prova. I pranishëm në seancën gjyqësore, Klement Balili nuk tha asnjë fjalë, ndërsa të pranishëm në Gjykatë ishin edhe familjarë si dhe përfaqësi nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Prokuroria  e Krimeve të Rënda kërkoi shpalljen e fajshëm të tij për trafik  droge dhe një dënimin me 10 vite burg; deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg; deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg, në total 18 vite burg.

Më herët pas kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda, u konfiskuan pasuritë e Klement Balilit ku më i veçanti mbetet ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*