Bllokimi i pronave në bregdet, Gjoni: Pronarët legjitim mos të tremben

Të gjithë titujt e pronësisë në bregdet do të bllokohen deri në verifikimin e tyre. Ky ishte vendimi i qeverisë më 14 mars 2018 i marrë si pasojë e abuzimit pafund me titujt e pronësisë, vendim i cili u sqarua nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni.  Kjo e fundit siguroi pronarët legjitim të rrijnë të qetë pasi ato nuk do të cënohen absolutisht nga ky vendim. “Ky proces, i nisur që në vitin 1991 me ligjin 7501, që kishte si qëllim të vetin ndarjen e tokës së ish-kooperativave bujqësore, anëtarëve të familjeve bujqësore, rezultoi në shumë raste në abuzime nga funksionarë shtetërorë, komisione fshatrash, kryetarë komunash, etj., me qëllime përfitimi. Këta, në abuzim të pastër me pushtetin që kanë patur, kanë ndarë dhe përvetësuar si toka të kooperativave bujqësore, toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qenë prona të kooperativave,  troje që kurrë nuk kanë qënë toka bujqësore, përfshirë brezin pyjor dhe ranor përgjatë bregdetit.  Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore zona e rërës së plazheve, është ndarë zona e brezit pyjor të bregdetit, janë ndarë kënetat, ligatinat e moçalet e Ultësirës, janë ndërruar zërat kadastralë duke kthyer tokat e pafrutshme në toka bujqësore, është vepruar mbi prona që kanë qenë jetë e mot prona shtetërore, poligone apo reparte ushtarake, apo monumente kulture me VKM:, u shpreh Gjoni. Ministrja nuk la pa përmendur skandalin e pronave në Lezhë dhe Kavajë si shembulli më i qartë i modelit të ndjekur nga abuzuesit.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*