Elona Guri i përvishet Tahirit: Si një putanë kërkon shpëtim, s’të shpëton dot as suxhuku i Ramës!

Anëtarja e kryesisë së LSI-së Elona Guri i ka kushtuar një status ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit pas daljes së tij publike. Guri është shprehur se Tahiri si një putanë kërkon shpëtim por kësaj here s’e shpëton dot as suxhuku i Edi Ramës, as “bakllavaja” e Donikës dhe as byfteku i Artës.

REAGIMI I PLOTE

Si nje putane kerkon virgjerine, me kopila fshehur neper bote t’i shpetojne drejtesise, bilbilat kendojne neper telefona, per varese, byzylyke, kostume e miliona euro per te blere zgjedhjet, “Kamionisti” Saimir!
Netet pa gjume te duket sikur mbaruan, lotet e tua, tashme te qenkan thare, por mos harro jane me mijera nena qe qajne per femijet e tyre, qe ti iu solle drogen ne shtepite e tyre.
Si nje putane kerkon shpetim, je gati te japesh çdo gje, tepsi, kusi, gjellen dhe byrekun, por nuk te shpeton as “bakllavaja” e Donikes, as byfteku i Artes dhe as suxhuku i Edi Rames.

DEKLARATA E TAHIRIT

Tahiri sot deklaroi se Prokuroria italiane mbylli hetimet ndaj tij. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi një dorë të zezë, që ka sponsorizuar lajmet dhe publikimet kundra tij duke e quajtur veten e tij të pafajshëm në gjithë akuzat drejtuar atij. Ish-minstri tundi dokumentin e Prokurorisë italiane dhe tha se çështja ndaj tij atje është pushuar.  Gjithë këtë ish-ministri e konsideroi si provë për pafajësinë e tij edhe në Shqipëri.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*