Lulzim Basha paralajmëron Ramën e Xhafajn: Mos kërcënoni dëshmitarin ndryshe do e pësoni

Pas video-regjistrimit ku dëshmitari X pranoi të tregonte se regjistrimi është i vërtetë dhe të shfaqte identitetin e tij të saktë që është Albert Veliu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi se nëse kërcënohet dëshmitari Edi Rama e Fatmir Xhafaj do marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli. “E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se, për çdo hap që do të ndërmarrin për të rrëmbyer, terrorizuar dhe vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli! I paralajmëroj para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe familjes së tij! Dëshmia tronditëse dhe gjithçka tjetër që kanë bërë e po bëjnë Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë provat se jetojmë në një shtet të kapur nga mafia, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. Në krye të kësaj kupole qëndrojnë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, dhe sa kohë ky është fakt, vendi është në duart e krimit të organizuar. Që prej publikimit të fakteve tronditëse të aferës kriminale Xhafaj, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkëpunim me prokurorinë e kapur prej tyre, në bashkërendim dhe bashkëveprim me struktura kriminale dhe njerëz të krimit të organizuar, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal”, tha kreu i PD-së duke shtuar se ka dhe një skenar të dyshes Rama-Xhafaj që është ky:

  1. Moho përgjimin.
  2. Kap, josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij.
  3. Shkatërro provat.
  4. Akuzo dhe kërcëno opozitën!

Sipas kreut të PD-së ky skenar ka dy qëllime;  Mbrojten e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë duke vazhduar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, dhe shpëtimin e Fatmir Xhafajt nga pasojat ligjore dhe politike të mbrojtjes së krimit të vëllait të tij, duke mos e larguar nga posti i Ministrit Të Brendshëm.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*