Mblidhen të rinjtë europianë/ Blendi Sulaj: Problemi më i madh, cënimi i zgjedhjeve. Ja mesazhi për Ramën

Në mbledhjen e të rinjve të së djathtës europiane, përfaqësues të partive të disa vendeve i kanë dërguar një mesazh të qartë Edi Ramës.

“Zoti kryeministër, lufto korrupsionin, lufto krimin e organizuar, lufto drogën, mos lufto qytetarët shqiptarë”, ishte pankarta që u shfaq nga të rinjtë në takimin e DEMYC (Democratic Youth Community)

Ish-kandidati i PD dhe pedagogu i fakultetit të Drejtësisë, Blendi Sulaj shprehu shqetësimin para të pranishmëve për cënimin e standardeve të demokracisë në Shqipëri.

“Problemi kryesore mbeten mungesa e zgjedhjeve të lira në vend dhe për këtë opozita është në një protestë të madhe në Shqipëri”, tha Blendi Sulaj, i cili është njëkohësisht edhe sekretar organizativ i DEMYC.

Kjo është organizata më e vjetër rinore e krahut të djathttë në Europë, e mbështetur fuqimisht nga strukturat e Brukselit.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*