PD ja plas, publikon audio-përgjimin që implikon Agron Xhafaj

Partia Demokratike publikoi më 14 maj një audio-përgjim që sipas saj implikon vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajn në trafikun e drogës. Në materialin audio demokratët pretendojnë se biseda zhvillohet mes Agron Xhafajt dhe një bashkëpunëtori të tij në trafikun e drogës me Italinë, i cili pasi kishte vuajtur dënimin në shtetin fqinj është kthyer në Vlorë, ku i kërkon ndihmë vëllait të Ministrit të Brendshëm për t’i siguruar të trafikojë një ngarkesë me drogë. Sipas opozitës lidhja mes bashkëpunëtorit dhe Agron Xhafajt bëhet përmes një personi të tretë më emrin Ermal, mik i ngushtë i vëllait të Ministrit të Brendshëm. Sipas demokratëve personi X është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe pretendon se pretendon se Agron Xhafaj po bisedon për trafik droge. Biseda pretendohet se zhvillohet mes Agron Xhafës dhe bashkëpunëtorit.

Teksti nga përgjimi audio i publikuar nga PD, që pretendon se ka të bëjë me Agron Xhafajn:

Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?

Agroni –

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni-

Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?

Agron- Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X – Mirë.

Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X – Mirë

Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni- Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën

Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.

Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.

Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë.  Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.

Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.

Agroni-  Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni- Mirë, mirë

Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.

Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.

Agroni- Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X – Faleminderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri – tjetrin.

Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.

Agroni- Te Ermali vëlla.

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, akuzoi dje Ministrin e  Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për ti siguruar paprekshmërinë nga ligji vëllait të tij të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e dy muaj burg. Ai renditi tre fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj në detyrën e Ministrit e Brendshëm shkeli ligjin sipas tij, duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait. “1-Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm si të verifikojë dhe identifikojë identitetin e ri të Agron Xhafaj.Të njoftojë autoritetet italiane për vendndodhjen e tij, ta arrestojë dhe ta burgosë atë. 2- Fatmir Xhafaj nga pozicioni si kryetar i komisionit të ligjeve falsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.Fallsifikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri të Agron Xhafaj i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge. Kështu nuk bën asnjë ditë burg. 3- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafaj. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën automatikisht atë subjekt të ligjit, vetë Ministrin Fatmir Xhafaj”, tha z.Alibeaj.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*