S’ka dekret/ Presidenti Meta i kthen Ramës kandidaturën e Sandër Lleshit

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e propozuar nga Edi Rama për ministër të Brendshëm. Burime nga presidenca se “Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”.

Mësohet se Meta e priti në zyrën e tij z.Sandër Lleshi pasditen e sotme, ku dhe e ka njohur me vendimin. Burimet saktësuan se Meta në fakt e kishte thirrur që dje z. Lleshi por për arsye të panjohura ai ka shkuar me një 1 dite vonese në takimin me Presidentin.

Meta kishte kërkuar informacion nëpër institucione pasi Rama i la ne tryeze emrin e Lleshit per ne postin e rendesishem te ministrit te Brendshem. Kujtojmë se të shtunën e kaluar dha dorëheqjen ministri Fatmir Xhafaj, ndersa menjehere Rama çoi ne Presidence emrin e keshilltarit te tij, Sander Lleshi. Ne limitet kohore, kur skandonte afati kushtetues Meta vendosi te mos e dekretojë Lleshin.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*