Taulant Balla: Lidershipi i PD-së naiv, përfshiu partinë në skemë shantazhi kundra Xhafajt

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla e quajti dëshmitarin Albert Veliu si të përdorur nga PD-ja ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të veprojë me shumë shpejtësi për të zbardhur këtë skandal të kurdisur sipas tij nga Basha dhe zyarët e kësaj partie. “Kujtojmë që sot dëshmitari Veliu, i njohur si dëshmitari ‘x’ foli për trafikun e drogës që ka kryer në bashkëpunim me Agron Xhafajn dhe veprimtarinë në Vlorë duke thënë se audio-përgjimi dhe biseda e tij me vëllain e ministrit janë reale, por që marrëdhënia e tij me Agron Xhafajn ishte prishur pasi ra në burg. Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale apo të intrigantëve të ndryshëm, kishin shqetësuar interesin legjitim të PD për të gjetur dhe denoncuar faktet nga më të ndryshmet që ndikojnë për keq në imazhin e qeverisë. Duke menduar kuptohet se naiviteti i lidershipit të PD, ka bërë që kjo parti të përfshihet në një skemë të pastër të shantazhit kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit. Ajo që ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është treguesi i shndërrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe sot për fatin e keq të të gjithëve na rezulton se Lulzim Basha, është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave”, tha Balla.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*