Vdes i riu që u hodh nga kati i tretë pasi plagosi prindërit

Brian Skrapari 25-vjeçari që u hodh nga kati i 3 i një pallati në Rrugën e Elbasanit të shtunën mbrëma ka vdekur mëngjesin e të dielës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për shkak të plagëve të rënda. Policia tha se rreth orës 22:00 ai  kishte pasur një grindje me babain. Fillimisht kishte qëlluar me thikë të ëmën, Anilën 53-vjeçare e më pas e kishte goditur 10 herë edhe të atin, Ermir Skrapari 60 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve. Fqinjët thonë se familja Skrapari kishte vetëm dy javë në atë lagje e jetonin me qira ndërsa shprehen se nuk i dinë rrethanat e ngjarjes.  

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*