FOTO/ Fundjavë ndryshe në Pogradec, hapet ekspozita ‘Përtej Mureve’

Kjo fundjavë ishte ndryshe në Pogradec.

Të rinjtë pogradecarë, Genti Çela, Ina Kosta, Amanda Cici, Klaudio Spirollari, çelën ekspozitën ‘Përtej Mureve’ me foto të shkëputura nga aktivitetet e bamirësisë.

LEXO EDHE:

Publikohet harta e rrallë italiane e shekullit të 17: Ja territoret shqiptare…

Segmente nga jeta e varfër në atë qytet. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim Pogradecin, përtej peizazhit, qytetit turistik, ekspozita solli në vëmendje një realitet tjetër.

Qytetin e harruar dhe të varfër ku lypet ndihmë e shpresë.

‘Hymeti’s Palace’ priti këtë event ku mblodhi dashamirës dhe bamirës që bashkë me autorët e ekspozitës dhe drejtuesin e Fundjavë Ndryshe Arbër Hajdari, përpiqen dita-ditës të zbehin varfërinë, atje edhe kudo tjetër ku harresa ka pllakosur.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*