“Bum” picerish me emrin Rexhep Taip Erdogan. Në cilin qytet të Shqipërisë?

Në qytetin e Durrësit ashtu si në të gjithë vendin ka një shtim të dendur të picerive ku produktet janë “hallall”.

Atje prodhohen pica dhe sanduiçë ku nuk futet mish derri dhe po ashtu nuk tregtohen pije alkoolike.

Mes tyre janë të paktën edhe dy piceri, të cilat mbajnë emrin “Rexhep Tayip Erdogan”, mesa duket në nder të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Kjo piceri dhe pamjet e saj që i gjeni në këtë lajm, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medieve greke të cilat shkruajnë se emërtimi Erdogan i një picerie në Durrës është edhe një tregues i marrëdhënies së ngushtë mes dy vendeve dhe popujve të Shqipërisë dhe Turqisë.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*