Elhaida Dani rrëmben zemrën e kryeministrit rus

Elhaida Dani emigrantja shqiptare në Itali e cila 5 vite më parë fitoi “The voice of Italy” përveç njerëzve të thjeshtë ka rrëmbyer dhe zemrën e kryeministrit rus Medvdev. Momentalisht këngëtarja e njohur ndodhet në Rusi, ku po zhvillon karrierën atje. Ajo po merr pjesë në shfaqjen “Katedralja e Parisit”, në Pallatin e Kremlinit. Elhaida i ka mahnitur të gjithë me performancën e saj, por jo vetëm publikun e thjeshtë. Kryeministri i Rusisë Dimitry Medvdev, surprizoi Elhaidën duke i dhuruar trëndafila të kuq. “E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Medvedev, mbrëm pas shfaqjes”- shkruan Elhaida, krahas fotos me trëndafilat e dhuruar.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*