Siguria ushqimore, konfindustria pro ashpërsimit të Kodit Penal

Konfindustria mbështet nismën të Kuvendit të Shqipërisë për ashpërsimin në Kodin Penal të ndëshkimeve ligjore ndaj shkelësve të standardeve të sigurisë në prodhimet ushqimore dhe bujqësore në tregun vendor, por kërkon marrjen e masave shoqëruese për zbatimin e tij efektiv nga agjencitë shtetërore. Në rast të kundërt rrezikohet jo vetëm qëllimi i nismës ligjore, por krijon kushte për rritjen e shkallës së korrupsionit, goditjen e bujqësisë, industrisë agro-ushqimore dhe turizmit, biznesit të ndershëm dhe humbjen e mëtejshme e besimit të konsumatorëve me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare. “Së pari, mbrohen industritë, bizneset dhe fermerët e ndershëm vendorë, që konkurrohen në çmim nga prodhimet jashtë standardit të vendit dhe të importit. Së dyti, industritë dhe fermerët e ndershëm shqiptarë goditen rëndë nga humbja e besimit të konsumatorëve. Së treti, siguria ushqimore është e lidhur drejtpërdrejt me industrinë e turizmit në Shqipëri”, shprehet Gjergj Buxhuku. Ai vlerëson, se shkak kryesor për sigurinë ushqimore të rrezikuar në tregun shqiptar është paaftësia, subjektivizmi, korrupsioni i agjencive shtetërore të fushës. Sipas të dhënave në mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, shumë prej të cilëve edhe partnerë të rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë, janë të pranishme dhe funksionojnë rrjete të organizuara kriminale, që riqarkullojnë dhe eksportojnë produkte bujqësore dhe ushqimore në vlera prej qindra miliarda euro në vende të treta në shkelje të plotë të standardeve të sigurisë. Rrjete kriminale janë të pranishme edhe në vende të Bashkimit Europian, që falsifikojnë dhe eksportojnë drejt shteteve jo anëtare, me institucione kontrolluese të dobëta, joprofesonale dhe të korruptuara, sasi të mëdha me vlera shumë miliarda euro/vit të prodhimeve ushqimore të nxjerra jashtë qarkullimit në vendet e origjinës. Shqipëria, gjithashtu nuk është e paprekur nga prania e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore jashtë standardeve të sigurisë. Dobësia, paaftësia dhe korrupsioni në institucionet shtetërore shqiptare janë të pranishme dhe pranohen gjerësisht.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*