Transporti: Rritet qarkullimi i mallrave në porte, bie i pasagjerëve

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit për muajin e parë të viti 2018. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave,  volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Janar 2018 është 302 mijë ton, duke u rritur 38,4 %, krahasuar me Janar 2017.

Në Janar 2018, në Portin e Durrësit janë kryer 92,7 % të volumit të mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 761 mijë ton – kilometër, duke u rritur me 13,8 %, krahasuar me Janar 2017.

Në muajin Janar 2018, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 182 ton, duke u rritur me 15,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i fluturimeve të kryera, në Janar 2018 është 2.052, duke shënuar një rritje me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Janar 2018 numri i mbikalimeve është 8.758, krahasuar me njëjtën periudhë te vitit 2017, është rritur me 9,0 %.

Në muajin Janar 2018, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 214.191, duke u rritur me 11,7 %, krahasuar me Janar 2017.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare, në Janar 2018, është 67.295 persona, krahasuar me me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është ulur me 11,4 %.

Eksporti/Importi i mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Janar 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 68 mld lekë dhe 54,4 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave Në Janar 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 64,3 %, me rrugë 32,7 % dhe me ajër 0,5 %.

Mallrat e eksportuara me rrugë, në Janar 2018, janë rritur me 48,9 % dhe me det janë rritur 11,9 %, krahasuar me Janar 2017

Importet e mallrave

Në Janar 2018, mallrat e importuara me det zënë 49,2 %, me rrugë 39,5 % dhe me ajër 3,0 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në Janar 2018, janë rritur me 26,1 % dhe me rrugë janë rritur me 22,3 %, krahasuar me Janar 2017.

Komentet

Përgjigju

Your email address will not be published.


*